Rama: Presidenti ka marrë drejtimin e opozitës! Dështon Luli, ndërhyn Iliri

Shqipëria

Rama: Presidenti ka marrë drejtimin e opozitës! Dështon Luli, ndërhyn Iliri

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 10:33
Edi Rama

“Harxhojmë energji shumë të madhe me pengesat gjatë investimeve”. Kështu tha Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi që pati paraditen e sotme me banorët e njësisë nr.4 në kryeqytet.

Ai hoqi paralele duke thënë se ndodh njësoj si me zgjedhjet.

“Duhet të bësh edhe zgjedhjet duhet të përballesh edhe me penguesit e zgjedhjeve.

Presidenti ka marrë drejtimin e opozitës, dështon Luli, ndërhyn Iliri. Është fatkeqësi e madhe për institucionin, por s’kemi çfarë të bëjmë. Erdhi dita kur edhe Bujar Nishani duket si Xhefersoni”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se në kohën e Nishanit, kur u bë marrëveshja punonjësit e Presidencës kërkonin letër me firmë për shtyrjen me një javë të datës së zgjedhjeve, brenda Kushtetutës, ndërsa për Metën tha “Hapni vendin, se do hidhem”.

Sipas tij, Ilir Meta i hodhi benzinë zjarrit me ç’firmosjen e “marrëzisë së vetë”.

Rama tha se kreu i shtetit e ka marrë përgjigjen nga Kolegji Zgjedhor, për të cilën tha se është gjykata që vulos zgjedhjet.

“Mirëpo ç’më duhet mua çfarë bëj unë. Ai le të bëjë çfarë të dojë me Lulin, por kur lexon Kushtetutën në filxhan, mund të bësh çfarë të duash. Ai mund të marrë vendim ti shpallë luftë dhe Amerikës dhe Bashkimit Europian. Të gjithë njerëzit e kuptojnë, pjesa dërrmuese e neverit këtë gjë, problemi me këta nuk është se u çmendën, por u çmendën të gjithë menjëherë”, deklaroi Kryeministri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat