Voton zv.kryeministri Erion Brace

Shqipëria

Voton zv.kryeministri Erion Brace

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 07:16
Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe ka qenë një nga figurat e para të rëndësishme politike i cili e ka ushtruar të drejtën e tij qytetare për të votuar.

Ai e bëri këtë në një nga qendrat e votimit në Tiranë disa minuta pasi u hapen në ora 07:00.

Braçe deklaroi se kishte zgjedhur të votonte herët për shkak të angazhimeve të tij gjatë ditës ku i duhej të udhëtonte në zona të tjera të vendit, por edhe se ishte freskët.

Ai ftoi të gjithë komisionarët dhe të tjerët që janë përfshirë në këto zgjedhje të respektojnë ligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat