Miratohet hapja e ambasadës shqiptare në Kanberra, Australi

Shqipëria

Miratohet hapja e ambasadës shqiptare në Kanberra, Australi

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 20:29
Kanberra, Australi

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme hapjen e ambasadës së Shqipërisë në Kanberra, Australi.

Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe ligjit “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Shpenzimet për hapjen e kësaj ambasade do të përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2019, për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat