Rudina i merr Engelin presidentit Meta, ja si mori hak vajza e Azem Hajdarit

Shqipëria

Rudina i merr Engelin presidentit Meta, ja si mori hak vajza e Azem Hajdarit

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 22:57
Rudina Hajdari dhe Eliot Engel

Deputetja e Rudina Hajdari ka postuar pak më parë disa foto me ligjvënësin amerikan dhe mikun e ngushtë të shqiptarëve Elion Engel.

Hajdari falenderon Engel për nderimin e bustit të babait të saj, pishtarit të demokracisë Azem Hajdari në Tropojë, paraditen e sotme.

‘Një falenderim të veçantë për Kongresmenin Eliot L. Engel që nderoi sot figurën e Azem Hajdarit dhe kontributin e tij sublim për një Shqipëri Demokratike dhe Evropiane.  Kongresmeni Engel është një mik i çmuar për kombin tonë dhe për të gjithë Shqiptarët kudo që ndodhen. Ashtu sikurse Engel u shpreh: ‘miqësia mes popullit amerikan dhe atij shqiptar do të jetë e përjetshme. SHBA, Shqipëria dhe Kosova qëndrojnë bashkë si aleatë përkrahë lirisë e demokracisë.’ shkruan Rudina Hajdari.

Image

Në fotot e shpërndara nga Hajdari shihet takimi i ngrohtë i saj me ligjvënësin Eliot Engel, ndërsa nuk mungon dhe vëllai i saj, Kiri Hajdari. Vlen të thuhet se deputetja Hajdari ka një marrëdhënie më të afërt me ligjvënësin amerikan pasi sa herë që shkon në SHBA poston foto me të.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm në Tropojë ka shkuar dhe Presidenti Meta, i cili u takua me Engel , ndërkohë që Rudina Hajdari i parapriu vizitës së Metës me një status në Facebook.

Image

‘Zoti President dhe zoti Besnik Dushaj, kur të jeni sot para bustit të tim eti në Tropojë, duke u hequr si pro-Amerikan të thekur, mos harroni t’i thoni tim eti që fëmijët e tu nuk janë këtu se kështu urdhëroi Partia. Mua më ndaluat të vi në Tropojë, por në Kosovë jo’, iu drejtua deputetja Metës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat