Prokurori Gentian Osmani para KPA, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin - Bota Sot
Prokurori Gentian Osmani para KPA, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin

Shqipëria

Prokurori Gentian Osmani para KPA, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 10:05
Gentian Osmani

Këshilli i Posaçëm i Apelimit po zhvillon seancën për anëtarin e KLP-së, Gentian Osmani.  

Zëvendësdrejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda është konfirmuar në detyrë nga KPK me 2 gusht të vitit të kaluar por Komisioneri Publik ka ankimuar me rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, duke kërkuar shkarkimin e tij nga detyra.

Komisioneri Publik ka deklaruar në seancë se pas hetimeve të kryera prej tyre, Osmani nuk ka arritur të shpjegojë pasurinë dhe argumentet e tij kanë qenë të pamjaftueshme.

"Në deklaratën Vetting me deklaratat e tjera, subjekti ka deklaruar 96m2 apartament 82 mijë euro, shpenzime 3 mln lekë arredim. Burimi i lekëve të blerjes nga shitja e një tjetër apartamenti po me 82 mijë euro".

Gentian Osmani është anëtari i dytë i KLP-së që apelohet në vetting pas Antoneta Sevdarit, e cila u shkarkua pak muaj më parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...