Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet për rehabilitimin e qendrës së qytetit të Fierit.
I shoqëruar nga kryebashkiaku Subashi dhe deputetët Xhevit Bushi dhe Antoneta Dhima, Rama përshkoi me këmbë sheshin qendror te qytetit.
Projekti për rikonceptimin e qendrës së qytetit të Fierit kap një vlerë investimi prej 5.6 milionë euro, dhe përfshin shtratin e lumit Gjanica, rikonstruksionin e fasadave në qendër të qytetit dhe punime të ndriçimeve në disa rrugë