Vranë dhe dogjën nënë e bir - Bota Sot
Vranë dhe dogjën nënë e bir

Shqipëria

Vranë dhe dogjën nënë e bir

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 16:33
Shkon në gjyq dosja për Hysnie Hoxhallarin dhe Kasëm Pirjasin

Gjykata e Krimeve të Rënda ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të Hysnie Hoxhallarit dhe Kasëm Pirjasit të arrestuar për vrasjen makabër të Selkie dhe Olsi Hoxhallarit në Vlorë. Dy të pandehurit që kishin një lidhje jashtë martesore me njëri-tjetrin, do të përballen në gjyq me akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare e kryer në bashkëpunim dhe moskallëzim krimi.

Selkie dhe Olsi Hoxhallari u vranë mbrëmjen e 21 Janarit të kaluar, në shtëpinë e tyre në lagjen “24 Maji” të Vlorës. Ata u masakruan me sëpatë dhe më pas banesës iu vu flaka për të fshehur gjurmët. Gjatë fazës së hetimit, 26-vjeçari Pirjasi mësohet se e ka pranuar autorësinë e krimit. Në sajë të hetimeve, ka rezultuar se i riu kishte një lidhje jashtëmartesore me 32-vjeçaren Hoxhallari, ndërsa përballë hetuesve ka deklaruar se vrau nënë e bir, sepse nuk takonte dot Hysnien.

Kjo e fundit është shprehur e penduar që nuk e ka kallëzuar krimin. Fillimisht u mendua se vdekja e tyre kishte ardhur për shkaqe aksidentale, por policia dhe prokuroria ngritën dyshime se bëhej fjalë për vrasje duke vënë në pranga autorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...