Biznesi: Mos shtoni taksa tek nafta

Shqipëria

Biznesi: Mos shtoni taksa tek nafta

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 06:48
Mos shtoni taksa tek nafta

Nisma ligjore e qeverisë për krijimin e Agjencisë së Rezervave të Sigurisë së Karburanteve kundërshtohet fuqishëm nga bizneset te cilat i frikësohen pasojave që do të ketë në rritjen final të çmimit të naftës për bizneset dhe qytetarët.

Në një reagim për mediat Konfindustria i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë të mos miratojë në asnjë rast akte ligjore dhe për këtë do të ketë edhe një kërkese zyrtare nga përfaqësues te biznesit.

Një rritje e mëtejshme e çmimit të naftës në vend sipas Konfederatës Shqiptare të Industrisë do të ishte një goditje e madhe për xhepat e qytetarëve në kohën kur sot Shqipëria renditet  mes  20-25 vendeve më çmimin më të lartë të karburanteve në botë dhe shkak kryesor për këtë janë taksat që ne sot paguajmë tek nafta të cilat përbëjnë afro  60% të çmimit fundor.

Gjithashtu përfaqësues të biznesit thonë se veç çmimit shqetësuese është edhe cilësia e keqe jashtë standardeve të karburanteve në qarkullim, që jo vetëm dëmton automjetet, shëndetin por ka edhe në ekonomi.

Sipërmarrësit thonë se nuk janë kundër krijimit të një enti shtetëror të rezervave të sigurisë së karburanteve, por kundra mekanizmit financiar të parashikuar në projekt ligj, që çon drejtpërdrejt në rritjen e çmimit fundor të karburanteve.

Konfindustria sugjeron që Financimi i ngritjes dhe funksionimit të entit shtetëror në fjalë mundtë bëhet nga vlerat shumë të larta të tatimeve dhe taksave, që sot bizneset dhe qytetarët paguajnë për karburantet.

Pasi aktualisht sipas përllogaritjeve të bëra etëm pagesat për taksën e qarkullimit që paguajnë shqiptarët  arrin shumën prej mbi 120 milion euro/vit.

Konfindustria kërkon ndërhyrjen e qeverisë tek ky sektor  me qëllim uljen e detyrueshme të çmimeve te kripura  dhe përmirësimin thelbësor të cilësisë së produkteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat