Vodhën dy banesa, 3 në pranga - Bota Sot
Vodhën dy banesa, 3 në pranga

Shqipëria

Vodhën dy banesa, 3 në pranga

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 09:58
Ilustrim

Tre persona të cilët vodhën në dy banesa një shumë të konsiderueshme parash janë vënë në pranga nga policia.

Ata janë” F.J., 23 vjeç, S.S, 33 vjeç, K.M, 25 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi A.L, 26 vjeç, të katërt banues në Vlorë.

Ata kanë vjedhur në banesat e shtetasve U.V dhe R.V banues në fshatin Drenovicë, Berat, një shumë të konsiderueshme parash por janë konstatuar nga pronarët e banesës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Njoftimi

Finalizohet me sukses operacioni “Drenovica”

Reagimi i shpejtë i Shërbimeve të Policisë vë në prang tre persona të cilët vodhën në dy banesa një shumë të konsiderueshme parash.

Shpallet në kërkim autori i katërt që mundi të largohej.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, në kuadër të operacionit “Drenovica”, arrestuan në flagrancë shtetasit:

F.J., 23 vjeç,
S.S, 33 vjeç,
K.M, 25 vjeç, si dhe u shpallë në kërkim shtetasi A.L, 26 vjeç, të katërt banues në Vlorë.

Këta shtetas gjatë natës, kanë vjedhur në banesat e shtetasve U.V dhe R.V banues në fshatin Drenovicë, Berat, një shumë të konsiderueshme parash por janë konstatuar nga pronarët e banesës, të cilët kan njoftuar menjëherë policinë.

Falë reagimit të menjëhershem të shërbimeve të policisë Rrugore, të cilët pas marrjes se njoftimit, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve të lartpërmendur të cilët ishin fshehur në një kanal.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprat penale “Vjedhja, në bashkëpunim”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...