Nis hetimi i Presidentit Meta, procesi do ndiqet nga ekspertë të huaj

Shqipëria

Nis hetimi i Presidentit Meta, procesi do ndiqet nga ekspertë të huaj

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 14:48
Ilir Meta

Komisioni Parlamentar ka nisur hetimin për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Kërkesa për shkarkimin e Presidentit Meta u bë nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste, pas vendimit të tij për të anuluar 30 qershorin si datë zgjedhjesh dhe për të dekretuar 13 tetorin për zgjedhjet vendore.

Ditën e sotme, Komisioni Hetimor ka nisur hetimin e Metës dhe pritet të kontrollojë ligjshmërinë e akteve të Presidentit.

Disa prej anëtarëve të komisionit kanë kërkuar edhe ekspertë ndërkombëtarë në këtë proces, ndërsa plani paraprak i hetimit është miratuar nga komisioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat