Vasili: Shqipëria e Ramës së hajdutëve nuk mbyll dot zgjedhjet, ODIHR ka konfirmuar 13 tetorin, siç e ka vendosur Meta - Bota Sot
Vasili: Shqipëria e Ramës së hajdutëve nuk mbyll dot zgjedhjet, ODIHR ka konfirmuar 13 tetorin, siç e ka vendosur Meta

Shqipëria

Vasili: Shqipëria e Ramës së hajdutëve nuk mbyll dot zgjedhjet, ODIHR ka konfirmuar 13 tetorin, siç e ka vendosur Meta

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 13:30
Petrit Vasili

Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat foli sot përsëri lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Nënkryetari i LSI-së   tha se zgjedhjet e 30 qershorit duhet të ishin mbyllur pasi edhe atëherë kur Shqipëria nuk i kishte këto kushte që ka sot, zgjedhjet mbylleshin brenda dy ditëve

“Sot, në 2019, Shqipëria e Edi Ramës së hajdutëve nuk mbyll dot zgjedhjet. Shqiptarët dhe ndërkombëtarët i kanë refuzuar këto zgjedhje, ODIHR ka konfirmuar që ka patur votime të një partie të vetme dhe jo zgjedhje, ka konfirmuar datën 13 tetor si datë të ligjshme të zgjedhjeve, siç e ka vendosur presidenti Ilir Meta”, u shpreh Petrit Vasili.

Ajo shtoi se kjo Qeveri ngriti një Task Forcë, që hedh vallen e hajdutëve “dhe bashkë me Komisionin Qendror të Vejdhjeve luajtën tangon që ishte në funksion të vjedhjeve mostruoze të votave”.

Në reagimin e Petrit Vasilit, nga selia e LSI, kemi të bëjmë me “një shfrenim që kërkon si bazë votime të manipuluara. Refuzojeni Reformën Zgjedhore sa herë që e dëgjoni pasi pengesa është vetëm Edi Rama. Shqipëria nuk do të ngelet kurrë peng e vjedhjes së Edi Ramës. Me votime moniste, rruga për në Bashkimin Europian nuk do të jetë kurrë e hapur,”- u shpreh ndër të tjera në reagimin e tij Vasili.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...