Luftën e UÇK-së nuk mund ta përdorë askush sot si shantazh për ndarjen e Kosovës

Shqipëria

Luftën e UÇK-së nuk mund ta përdorë askush sot si shantazh për ndarjen e Kosovës

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 09:37
Shpëtim Idrizi

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi thotë se luftën e UÇK-së nuk mund ta përdorë askush si presion apo shantazh për ndarjen e Kosovës.

Me dorëheqjen nga posit i kryeministrit të Kosovës, Idrizi thotë se Haradinaj tha një leksion prej burri shteti.

Reagimi i plotë i Idrizit:

Ramush Haradinaj burrë në luftë e burrë shtetas në Paqe…

Luftën e burrave e grave të UÇK-së nuk e tjetërsojnë dot si luftë e shqiptarëve të Kosovës për liri e demokraci.

Luften e UÇK-së nuk mund ta përdorë askush sot si presion e shantazh për ndarjen e Kosovës, apo heqjen e Taksës me Serbinë deri në njohjen e Kosovës.

Komandant e Kryeministër Ramush Haradinaj, me këtë akt dhe një leksion prej burri shteti për gjithë shtetarët Shqiptarë, që të mos sillen sikur drejtojnë feude Bizantine, por shtete Sovrane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat