Studentët preferojnë më shumë vendet e Europës për studime - Bota Sot
Studentët preferojnë më shumë vendet e Europës për studime

Shqipëria

Studentët preferojnë më shumë vendet e Europës për studime

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 16:48
Ilustrim

Në më pak se një muaj, 2 mijë e 800 maturantë kanë nisur procedurat për të ndjekur studimet jashtë shtetit.

Europa mbetet më e preferuar për të rinjtë për mundësitë që ofron në studime dhe jetesë.

Agim Alia: Të gjithë maturantët që janë të pajisur me dokumentet e përfundimit të shkollës së mesme, me diplomat e shkollës së mesme dhe certifikatën e lëshuar nga shkolla kanë vijuar me procedurat e legalizmimit të këtyre dokumenteve në qendrën e shërbimeve arsimore. Që nga fillimi i muajit korrik dhe deri tani në qendrën e shërbimeve arsimore janë paraqitur rreth 2.800 aplikime për legalizimin e dokumenteve të lëshuara nga instititucionet e arsimit parauniversitar.

Krahasuar me një vit më parë numri i maturantëve që do të largohen është i përafërt.

Agim Alia: Krahasuar me statistikat e viteve të mëparshme, jemi pothuajse në të njëjtat shifra. Pothuajse numri është i njëjtë. Të gjithë maturantët, kandidatët që duan të vijojnë studimet në institucionet e huaja të arsimit të lartë kanë kryer legalizimet e dokumenteve.

Por ka edhe nga ata të cilët pasi përfundojnë studimet kthehen sërish në Shqipëri. Prej vitit 2017 janë kthyer rreth 1 mijë të rinj.

Agim Alia: Pjesa më e madhe janë shtetas shqiptarë që kanë kryer studimet jashtë vendit, por një pjesë e konsiderueshme janë edhe shtetas të huaj që dëshirojnë të ushtrojnë profesionin në Shqipëri. Një pjesë e madhe i përkasin sidomos profesioneve të mjekësisë, të cilët dëshirojnë të kryejnë një lloj njësimi dh emë pas të vijojnë të ushtrojnë profesionin në vendin tonë.

Për ata që ende e shohin të ardhmen në Shqipëri, aplikimet për në universitet do të nisin në fund të muajit korrik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...