Meta jashtë Gjykatës Kushtetuese: Drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare të ndërpresin këtë akt kriminal - Bota Sot
Meta jashtë Gjykatës Kushtetuese: Drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare të ndërpresin këtë akt kriminal

Shqipëria

Meta jashtë Gjykatës Kushtetuese: Drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare të ndërpresin këtë akt kriminal

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 14:22
Ilir Meta

Pasi depozitoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, Presidenti Meta u shpreh se ky vendim është abuziv dhe se duhet të ndërpritet menjëherë.

Meta tha se do veproj drejtësia shqiptare ndaj rilindasve kombëtare dhe ndërkombëtare që e kanë lënë vendin pa gjykatë kushtetuese.

DEKLARATA E METES

Ky veprim është në koherencë të plotë me përpjekjet e mia në raport me kuvendin, qeverinë, institucionet vendore të përfshira në këtë proces kriminal të kapjes më flagrante të shtetit, në dhunim të rendit kushtetues të akteve dhe marrëveshjeve ndërkombëtarë dhe njëkohësisht në kundërshti të plotë me interesat kombëtare të vendit, pasi ligji për shkatërrimin e TK është një simbol kryevepër ku si asnjëherë tjetër më parë kryhet në harmoni të plotë krim kushtetues, kombëtar, kulturor dhe e gjitha kjo në interes të asaj që mund të quaj me shumë të drejtë, rule of oligarks.

I siguroj se kam ardhur këtu për të garantuar që Republika e vendit do të jetë një vend i sundimit të ligjit dhe popullit, boll me sundimin e oligarkëve dhe i siguroj të gjithë se duhet të ndërpritet akti kriminal që nisi në mëngjes dhe më solli mua këtu, do të veproj drejtësia shqiptare dhe drejtësia ndërkombëtare ndaj rilindësve lokale dhe ndërkombëtare që e kanë lënë vendi pa gjykatë kushtetuese deri tani

Nuk kemi gjykatë Kushtetuese, kush do ta gjykoje?

Nuk jemi rastësisht pa gjykatë kushtetuese dhe fajin nuk e ka reforma, jo, reforma e votuar me 140 vota në kuvend nuk e linte vendin pa Kushtetuese, pa gjykatë e la ramaforma, që përpiqet me të gjitha format e veta për të kapur këtë institucion. Një ditë drejtësia do të veprojë për të gjithë atë që janë përfshirë në këtë krim,

Kryeministri ka deklaruar se do te ndërtohet Teatri, si do ta ndaloni?

Nuk ka force në botë që më ndalon mua si president për ti vënë para drejtësisë lokale dhe ndërkombëtare rilindësit lokale dhe ndërkombëtare që kanë goditur reforma për tu dhënë drejtësi shqiptarë në mënyrë që ti japin drejtësinë oligarkëve.

Do të gjykojë edhe shkarkimin tuaj zoti Meta…

Jam i lumtur për procesin e dekorimit që ka nisur ndaj meje, sot kam bërë dy vjet që jam betuar në kushtetutën e Republikës, asnjë president më parë nuk ka ardhur këtu se nuk ka qenë e nevojshme, por unë kam bindjen se drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare janë e do të jenë në veprim pavarësisht mafiozllëqeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...