Izet Haxhia nuk lirohet nga burgu

Shqipëria

Izet Haxhia nuk lirohet nga burgu

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 13:42
Izet Haxhia

Gjykata ka rrëzuar kërkesën për ndryshimi e masës për Izet Haxhinë. Trupi gjykues rrëzoi edhe kërkesën për pranimin e afateve të paraburgimit.

Seanca u shoqërua me debate e diskutime. Haxhia u përjashtua nga trupa gjykuese për fyerje.

Në një deklaratë avokati i tij Idajet Beqiri tha se do ankimojnë vendimin.

Idajet Beqiri: "Ne do të ndjekim rrugën e ankimimit. Meqenëse që në këtë seancë procesi arriti në pikën e vlimit, që janë seancat e para gjyqësore ne si mbrojtje së bashku me të mbrojturin prej nesh kërkuam kohën e nevojshme për të hedhur hapat e mëtejshme procedurale."

Avokati Beqiri kërkoi përjashtimin e trupit gjykues të Haxhisë.

Idajet Beqiri: "U kërkua përjashtimi i trupit gjykues. Në seancë u tha nga i mbrojturi prej nesh çfarë dhe përse nuk ishte dakord me trupin gjykues. Është i zhgënjyer nga gjykimi i sotëm dhe do hedhim hapat e mëtejshëm që ata argumentet që janë do ti shkruajmë dhe do i vendosim në rrugën e duhur procedurale duke i mbështetur në argumente dhe prova nëse do jetë ky trup gjykues apo jo. Gjithsesi edhe për mënyrën e vazhdimit të gjykimit është një moment kyç procedural që ne kërkojmë ta bashkëbisedojmë juridikisht i me kolegët ashtu edhe me të mbrojturin tonë për të bërë më të mirën e mundshme. Por sot ishte një hap i cili na kujton ato gjykime që janë bërë padrejtësi më përpara ndaj të mbrojturit prej nesh."

Beqiri kërkoi gjatë seancës gjyqësore lirimin e Izet Haxhisë duke argumentuar se Haxhia ka bër mbi 17 vite paraburgim. Por prokuroria tha se ai ka bërë vetëm 4 vite.

Idajet Beqiri: "Janë të numëruara mbi 17 vite paraburgim dhe këtë të drejtë, kur është më shumë se gjysma e masës së dënimit nuk mund të privohet askush.

Nga 2006 deri në 2010 që citoi prokurori, 4 vite, masa e dënimit duke cituar ligjin turk i bie 1 me 3. Atëherë 4*3=12. Por nga 2010 deri në 2018, në mars që erdhi i ekstraduar dhe me vullnetin e tij të lirë, ku ishin në vakancë? Si numërohen? Privim lirie ashtu siç i ka ligji turk dhe po ti mbledhës bëjnë 25. Megjithatë ne bëmë përllogaritje dhe thamë mbi 17 vite.

Ne mund ta kërkojmë në Apel, Gjykatën e Lartë apo edhe diku tjetër."

Izet Haxhia ka fituar të drejtën për tu rigjykuar e për të dëshmuar në lidhje me vrasjen e ish-deputetit, Azem Hajdari, për të cilën është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burg.

Pas ekstradimit nga Turqia në maj të vitit të kaluar dhe kërkesave për rivendosjen në afat, e cila u pranua nga Shkalla e Parë, një tjetër kërkesë e Haxhisë merr përgjigje pozitive nga Gjykata e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat