Basha në Gjirokastër: Shqipëria e papunë sepse Rama përzuri investimet e huaja

Shqipëria

Basha në Gjirokastër: Shqipëria e papunë sepse Rama përzuri investimet e huaja

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 15:24
Basha

Në Gjirokastër, kreu i demokratëve Lulzim Basha vuri theksin në faktin se për të mbrojtur klientët e tij Edi Rama përzuri investitorët e huaj dhe i zëvendësoi me klientët e tij.

‘Të gjitha bankat perëndimore po largohen nga Shqipëria; Kompania gjermane Hochtif u largua nga Aeroporit i Rinasit; Bankers u largua nga Shqipëria. Deutsche Telekom dhe T-mobile po largohen nga Shqipëria

Asnjë investim të huaj nuk ka sjellë Edi Rama në Shqipëri në gjashtë vjet. Vetëm Shqipëria gjatë Edi Ramës dhe Koreja e Veriut janë dy vendet pa asnjë investim të ri të huaj në gjashtë vitet e fundit.

Pa investime të huaja nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka vende të reja pune, nuk ka mirëqenie. Investimet e huaja janë të domosdoshme për çdo vend për të rritur punësimin. Punësimi është prioriteti ynë më madhor’ theksoi Basha.

Kreu i opozitës vlerësoi si një nga arritjet më të mëdha të betejës 6 vjeçare të opozitës, që u konkretizua në 30 Qershor, vetëdijësimin e shqiptarëve se regjimi i Edi Ramës duhet ndalur dhe larguar. Basha tha se mesazhi i refuzimit të Edi Ramës është edhe thirrje për ndryshim, që kërkon përgjigje nga PD për t’u treguar shqiptarëve rrugën drejt ndryshimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat