Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në Fier.Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar punonjësi i policisë P.Dh 42 vjeç. Ai ishte në mjetin tip “Shervolet” dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier.
Njoftimi i policisë:
Fier
Informacion paraprak
Në datën 27.07.2019, në vendin e quajtur “Dukas Bregas” mjeti tip “Pezho” me drejtues shtetasin M.H, 29 vjeç, banues në Patos është përplasur me mjetin e policisë tip “Shervolet” me drejtues punonjësin e policisë A.M, 44 vjeç.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësi i policisë P.Dh, 42 vjeç, i cili ishte në mjetin tip “Shervolet” dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.