Shi dhe shtrëngata/ Çfarë rezervon moti për sot

Shqipëria

Shi dhe shtrëngata/ Çfarë rezervon moti për sot

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 06:04
Ilustrim

E martë, 30 korrik 2019

RESHJET

Sot (e martë, dt.30) priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Durrës.

Në qarkun Shkodër ato priten të jenë lokalisht mesatare dhe të shoqëruara me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Intensiteti i tyre do të vijë duke u dobësuar gjatë ditës së nesërme.

TEMPERATURAT

Sot (e martë, dt.30) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 28 °C

në vendet e ulëta: 19 / 31 °C

në vendet malore: 13 / 28 °C.

ERA

Sot (e martë, dt.30) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve, sidomos në bregdet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat