Sulo: Nëse ndërkombëtarët nuk bëjnë arbitrim të drejtë, opozitës i lind e drejta të bëhet e dhunshme

Shqipëria

Sulo: Nëse ndërkombëtarët nuk bëjnë arbitrim të drejtë, opozitës i lind e drejta të bëhet e dhunshme

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 22:16
Arjon Sulo

Gazetari Arjon Sulo i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora u shpreh se fundi i viti 2019 do të jetë vendimtar për vendin, sepse nëse ndërkombëtarët nuk bëjnë arbitrim të drejtë të situatës, opozitës i lind e drejta të bëhet e dhunshme.

Arjon Sulo: Sjellja e tyre ndaj opozitës është për tu kritikuar. Për kanabizimin e Shqipërisë nuk folën, për korrupsionin e madh, për denoncimet e mëdha të PPP-ve. Vjedhja e zgjedhjeve, shitblerja e votës, manipulimi i tyre nuk folën. Palmer foli në 29 qershor. Periudha e fundit të 2019 do të jetë shumë vendimtare për zhvillimet juridike në Shqipëri. Opozitës i lind e drejta që nëse nuk do të ketë arbitrim të drejtë nga ndërkombëtarët, të rrijë në rrugë dhe të bëhet edhe e dhunshme. Në qoftë se ja del.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat