Meta: Dorëhiqem vetëm nëse më zëvendëson Rexhep Mejdani - Bota Sot
Meta: Dorëhiqem vetëm nëse më zëvendëson Rexhep Mejdani

Shqipëria

Meta: Dorëhiqem vetëm nëse më zëvendëson Rexhep Mejdani

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 14:15
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot se në rast se zgjedhjet nuk do të zhvillohen në 13 tetor, atëherë sipas tij Shqipëria nuk ka asnjë shans që t’i hapen negociatat nga Bashkimi Europian.

Madje Presidenti tha se ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen nga posti i tij.

Meta tha se në rast se Rama do të donte ai do jepte dorëheqjen nga ky post, por me kushtin që në vendin e tij të zgjidhej si President Rexhep Mejdani.

“Nëse kërkon kryeministri jam i hapur të lë detyrën e Presidentit duke konkurruar në 13 tetor, por vetëm me një kusht që në këtë zyrë të vijë një njeri me integritet, që ka qenë në këtë zyrë dhe ka provuar se mbrojtja e interesit kombëtar është mbi çdo gjë tjetër, psh si profesor Mejdani.

Është një njeri që ato dy tre çështje do i mbronte edhe më mirë se unë. Kështu që mos bëjmë sikur nuk e shohim thellimin e krizës” tha Meta.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...