Banorët e Beratit protestë kundër Gjykatës Administrative

Shqipëria

Banorët e Beratit protestë kundër Gjykatës Administrative

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 16:07
Protesta ne Berat

Vendimi i djeshëm i Gjykatës Administrative të Tiranës që ka rrëzuar Vendimin e Këshillit të Ministrave për shpalljen e Malit të Tomorrit "Park Kombëtar", ka shkaktuar reagime të shumta në qarkun e Beratit. Paraditen e së shtunës banorët beratas janë ngritur në protestë. Me ta është bashkuar edhe Ministri i Turizmit Blendi Klosi si dhe drejtues të pushtetit vendor.

Me pankartat në duar: "Mos ma prek Tomorrin","Tomorri park natyror", "Do ju përgjigjet vetingu dhe Abaz Aliu","Jo shkatërrimit të malit" etj, banorët kanë kërkuar rrëzimit e vendimit të Gjykatës Administrative.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha se lufta për të mbrojtur pasuritë natyrore është e vështirë por një luftë e drejtë.

Klosi: Lufta për pasurinë e përbashkët, lufta për të bukurën, lufta për natyrën dhe për të mbrojtur trashëgiminë kulturore edhe historike siç është mali i Tomorrit qenka një luftë e vështirë dhe një luftë ku gjithmonë e më shumë ne kemi një aleat dhe ky aleat është populli. Ky aleat dhe ai komunitet që ka interesin e drejtëpërdrejtë janë njerëzit e thjeshtë. 

Klosi deklaroi nga Berati se do ta rrëzojë vendimin që morën 5 gjyqtarët e Gjykatës Adminiatrative, që votuan 4 pro dhe 1 kundër për rrëzimin e VKM-së për Malin e Tomorrit.

Klosi: Të pestë gjyqtarët që morën 4 me 1 vendimin për të rrëzuar vendimin për të qenë ajo zonë një zonë e mbrojtur, që ti afrohet bukurisë së madhe të malit legjendar dhe të shenjtë, të malit mbase më të bukurit në vend të malit të Tomorrit do përballen me një peticion të popullit të qarkut të Beratit.

Klosi tha se do vazhdojë të kërkojë që të firmoset peticioni jonë për të ankimuar më tej vendimin e Administratives në Gjykatën e Lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat