Zjarr tek Gjiri i Lalzit, shkrumbohet nga flakët një shtëpi pushimi dhe disa makina

Shqipëria

Zjarr tek Gjiri i Lalzit, shkrumbohet nga flakët një shtëpi pushimi dhe disa makina

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Një zjarr masiv ka përfshirë një banesë dhe disa makina tek Gjiri i Lalzit, rreth orës 13:50.

Raportohet se zjarri ka rënë në një nga kabinat e pushuesve dhe më pas është përhapur duke djegur edhe disa automjete.

Fatmirësisht si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset që janë duke punuar për lokalizimin e flakëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat