KED lejon Marsida Xhaferllarin të kandidojë për vendin vakant të ILD

Shqipëria

KED lejon Marsida Xhaferllarin të kandidojë për vendin vakant të ILD

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 15:44
Marsida Xhaferllari

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur të lejojë kandidimin e Marsida Xhaferllarit për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të KED, pasi u shqyrtuan aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e  kandidates Marsida Xhaferllari dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim dhe pasi KED dëgjoi mendimin e përfaqësuesit të Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave. 

Këshilli vendosi gjithashtu që të shtyjë vendimmarrjen në mbledhjen e programuar të KED që do të zhvillohet në datën 09.08.2019, për të siguruar përmbushjen e plotë të procedurës së njoftimit të vendimeve të ndalimit të kandidimit të dhëna nga ky Këshill, lidhur me kandidatët që rezultojnë si kandidatura të këtyre vendeve vakante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat