Venezia “zbarkon” në Tiranë, Duka: Në shtator mund të ketë lëvizje për zgjidhjen e krizës

Shqipëria

Venezia “zbarkon” në Tiranë, Duka: Në shtator mund të ketë lëvizje për zgjidhjen e krizës

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 22:45
Agron Duka

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora komentoi lajmin se në shtator Komisioni i Venecias pritet të vizitojë kryeqytetin për të përgatitur një opinion në lidhje me kërkesën e Kuvendit, për shkarkimin e presidentit Meta.

Duka u shpreh se në shtator mund të ketë lëvizje edhe më të mëdha të ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës.

Agron Duka: Edhe unë mendoj që në shtator mund të ketë edhe një farë lëvizje akoma edhe më të madhe. Kjo lloj krize politike që derivon krizë ekonomike, edhe sigurie, nuk i bën mirë kërkujt. Unë pres që në shtator do mund të ketë edhe lëvizje të ndërkombëtarëve për të negociuar në mënyrë që te ketë edhe një zgjidhje të krizës. Megjithatë ngul këmbë që nuk mund të zgjidhet kriza kokë më kokë siç u bë në 2017. 

Gazetari: Ishit i pranishëm në takimin që u iniciua nga aleatët. Si përfunduan të dy Rama dhe Basha? Në një farë mënyre e keni pranuar atë. 

Agron Duka: Nuk menduam që do ishte kjo lloj marrëveshje që rezultoi negative edhe për partitë e vogla nuk pati kohë as për tu regjistruar. Edhe për partitë e vogla u detyruam të futemi tek stema e PD-së në një kohë që ne kemi një kauzë tonën. Nuk rezultoi që ato zgjedhje të bëheshin të lira dhe të ndershme. Shpresoj që të mos ketë një takim dhe një marrëveshje pozitë-opozitë ku të zgjidhi problemet reale që ka Shqipëria, ku të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe kjo arrihet nëpërmjet një qeverie tranzitore. Ne, ai grupi i qendrës së djathtë e kemi thënë edhe në platformë që kjo mund të bëhet edhe me ndryshime kushtetuese, që të largohemi nga kjo përzierje dhe nga kjo simbiozë që ka politika në përgjithësi, por në veçanti mazhoranca me kryeministrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat