Meta: Krenarë me Mrika dhe Arianit Nikçin - Bota Sot
Meta: Krenarë me Mrika dhe Arianit Nikçin

Shqipëria

Meta: Krenarë me Mrika dhe Arianit Nikçin

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 21:16
Mrika dhe Arianit Nikçi

Presidenti Ilir Meta reagoi sot pas lajmit se dy shqiptarët nga Kosova, Mrika dhe Arianit Nikçi kanë shkruar historinë, duke u ngjitur në shtatë majat më të larta të shtatë kontinenteve.

Kreu i shtetit shqiptar shprehu mirënjohjen e thellë për dy alpinistët, të cilët sot kanë arritur të ngrenë flamurin kombëtar në majën e shtatë më të lartë në botë, në Carstensz Pyramide të Indonezisë, në një lartësi prej 4884 metra.

“Krenarë dhe mirënjohës për Mrikën dhe Arianitin, të cilët ngritën flamurin kombëtar në 7 majat më të larta të shtatë kontinenteve”, shkruan Meta.

Mrika dhe Arianit Nikçi kanë arritur të valëvisin flamurin kuqezi dhe atë kosovar në të shtatë majat më të larta të shtatë kontinenteve, duke thyer rekordin botëror./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...