Do ju vras! 41-vjeçari bëhet ‘tap’ dhe kërcënon me thikë nënën dhe vëllain

Shqipëria

Do ju vras! 41-vjeçari bëhet ‘tap’ dhe kërcënon me thikë nënën dhe vëllain

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Një 41 vjeçar është arrestuar në Librazhd, pasi në gjendje të dehur ka kërcënuar me thikë vëllain se do ta vriste dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës. Policia e Librazhdit parandaloi një krim në familje, duke kapur personin dhe sekuestruar thikën.

Nuk dihen ende shkaqet se përse personi ka kërcënuar të vëllain dhe ka dhunuar nënën.

Personi V.M. u arrestua në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat