“Dinjiteti përballë totalitarizmit”

Shqipëria

“Dinjiteti përballë totalitarizmit”

Nga: B.S Më: 18 gusht 2019 Në ora: 21:41
Foto ilustruese

Në kuadër të 23 gushtit, Ditës Europiane të Viktimave të Regjimeve Totalitare dhe 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Bashkinë e Lushnjës, Institutin për Integrimin e të Përndjekurve, Shoqatën Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë dhe Kujto.al, të mbijetuar, institucione dhe shoqëri civile aktive, kthejnë vëmendjen në ish-kampet dhe vendet e internimit në Lushnjë, me aktivitetet “Dinjiteti përballë totalitarizmit, gusht 2019”. 

Në orën 10.00 bëhet takimi mes ish-të internuarve dhe pasardhësve të tyre pranë Memorialit kombëtar të internim-dëbimeve.

Në orën 11.00, në Pallatin e Kulturës “Vaçe Zela”, Lushnjë u çelë ekspozita fotografike e profileve të të internuarve në fshatrat e Lushnjës dhe ekspozita me materiale arkivore të AIDSSH mbi ta. 

Në vijim, në sallën e teatrit, ish-të internuarit dhe trashëgimtarët e tyre, qytetarë e të ftuar të tjerë, morën pjesë në prezantimin e projektit të Autoritetit në bashkëpunim me IPP e SHAPP, për kthimin në vendkujtese të qendrave të internimit, bashkëbisedim i hapur ku pritet të shkëmbehen ide e sugjerime me të pranishmit.

Ish-të përndjekurit rikthehen bashkë në ish-kampet e internimit në Myzeqe

Më datën 18 Gusht – ditën e dielë, ashtu si  katër vjet më parë, kur ata kujtuan 25 vjetorin e largimit të tyre, nga kampet e interrnimit, ishin një grup ish të interrnuarish, të cilët u mblodhën përsëri së bashku në një takim vjetor, të cilin ish të interrnuarit, thonë se kan si synim ta bëjnë tradicional, një inisiativë kjo e disa ish të internuarve nga kampet e interrnimit në Lushnje: Sofo Kuqeshi, Tefta Çapo - Mersini dhe Gëzim Baruti.

Megjithëse, ish të përdjekurit politik, të Shqipërisë, vazhdimisht këto vitet e fundit, po sjellin në mediet sociale kujtimet,e tyre, nëpërmjet, shkrimeve, intervistave, librave, fotografive dhe pikturave, apo video-montazheve, nga 46 vjetët , e burgimeve dhe të interrnimeve, ( njeri prej tyre, është i përhershëm Ligor Kokali, i cili jeton në Greqi prej vitesh), një vizitë e këtillë një herë në vit, është më se e duhur, sidomos në këtë kohë, kur askush nuk do t’ja dijë se si jetuan këta njerëz, dhe se çfarë përjetuan, e çfar bëjnë sot ata.

 Ish të interrnuarave nëpër këto kampe interrnimi – të cilë i kan vizituar për çdo vit, këto kampe interrnimi, në takimet e përbashkëta, e përshkruan në statusin e saj në rrjetin shoqëror, me ndenja të perziera këto vizitë, mjaft domethënse, dhe mbresalënëse, sot mbasi ata kaluan gjithë jetën e tyre, pikërishtë ne ato kampe interrnimi.

Mbasi, kjo është, një drejtë e tyre, një obligim moral, dhe dinjiteti njerëzor që sot të mbajnë takimet të përvitshëme, me ata që jetuan së bashku, në vitet e sundimit komunist në kampet e errta të internimit, të ngritur posaqërisht nga regjimi për pjesëtarët e familjeve të presekutuara, të cilat ishin nga e gjithë Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës, dhe Çamëria.

Simbas, shënimeve të tyre, marrë nga statuset në rrjetin social në Facebook, takimi i përbashkët edhe kësaj rradhe, nisi nga ish kampi i Savrës,  në hyrje të qytetit, reth 3 kilomtra larg qytetit të Lushnjes. 

Qytet, ky, i cili gjatë rregjimit komunist, pati edhe 8 kampet më të egra të asaj kohe, Gjazë, Gradishtë dhe Grabian, Rapez, por edhe në Savër, Pluk, Dushk, dhe Kosovë( fshat i thellë në verilindje të Lushnjes) .

Me një ndjenjë të thellë keqardhje, që nuk i shijuan dotë në atë kohë, me kujtime dhe përjetime mes njëri tjetrit secili prej tyre shfaq sot atë nostaligjinë,  të bashkëvuajtësve të  tyre qoftë “vizitorë”, apo ata që nuk kishin mundësi për të marr pjesë prej emigrimit në të katër anët e botës. 

Ata kujtuan me dinjitet vendin - ku ata u lindën dhe u rritën, ose jetuan të përdjekurit politik, thellë në mes të atyre fushave të pafund tê atyre kampeve të punës staliniste.

Në ato fusha të pa fund, të “Fushës së Myzeqes”, që dikur, shpirtin ua morën në ato vitet e rinisë, në punët më të vështira të bujqësisë, atyre djemvë e vajzave, dhe prindërve të përdjekurve politik, ndodhen edhe rrënojat e gjurmëve të atij presekutimi komunist për 45 vjet.

Duhet, cekur se “Fusha e Myzeqes”, ose “Hambari” i Shqipërisë, si thirrej në atë kohë, ka qenë e gjitha moçale dhe kenetë, e cila ka marrë shumë jet në atë kohë, nga puna me krahë e ish të interrnuarve. Këtu vinin edhe sëmundjet me origjinë nga malarja, tuberkulozi, keq ushqyerja e njerzëve, dhe punët në kushte tepër të vështira, edhe të banorve të mirë atyre zonave, që fizikisht edhe ata përjetuan mundimin, jetën e keqe, por, jo presekutimin politik, si ish të interrnuarit……

“Ashtu të qetê me një një pamje medituese, duke u parë e takuar, duke ecur e munduar, ata simbas njoftimve në rrjetet sociale kan nisë e të njohin njeri tjetrin, sepse, vitet, largësia dhe shpërndarja e madhe, natyrisht, që kanë bërë të sajën tregojnë disa pjesëmarrës.

“Por, edhe ndryshimet e mëdha, që kan ndodhur, tani në liri e demokraci, me ish- barakat e kampeve të interrnimit – e vënë në “dyshim”, disi papritur edhe kujtesën e çdo njerit, sidomos, për të gjetur gjurmët e kasollës së baltës, ku ata kan jetuar – Mbasi, edhe gjurmët e tyre, tani për fatkeq – sa po vijnë dhe po zhduken për çdo vjet, “erozioni i pamëshirshëm”, demokraci e lri, lëvizja e lirëshme njerëzve, po e transformon, thuajse gjithëçka mbi tokë”.

Ata shpjegon se shumica e ish të interrnuarve, sot jetojnë nëpër Europë, në Kanada, Australi dhe SHBA. 

Disa prej tyre, ishin edhe kësaj radhe, prej se kur bashkëvuajtësi i tyre Sofokli Kuqeshi, me inisiativën e tij, nisi këtë “pelegrinazh” në 25 vjetorin e largimit nga kampet e interrnimit në Lushnje kur ndodhen ne pushime shkojnë në ish kampet e punës aty ku kan jetuar.

” Kësaj rradhe pati edhe nga ata, që e kishin shtyrë edhe udhëtimin, nga dëshira për t’u takuar me bashkëvuajtsit e tyre, dhe shokët e jetës nga këto kampe interrnimi.”

Më tej,  ashtu së bashku, ata janë nisuar me makina drejtë Gjazës, njerin prej vendeve, ku të interrnuarit, kishin përjetuar vuajtjet më të tmerrshme, mbasi edhe kushtet e kampit të internimit, por edhe dsikriminimi, apo keq trajtimi, atje kan qenë mjaft brutal – bëhet fjalë në Gjazë dhe Gradishtë.

Kur ajo e pan Gjazën, edhe sot, 29 vjet, mbasi aty jetuan të internuarit, ata jan “tmerruarr duke thënë :  “O Zot ku paskemi jetuar dhe si kan jetuar këta njerëz – Unë, kurr nuk e kisha parë atë vend, por nuk do t’a besoja si paskan jetuar, po të mos e kisha parë vetë”, shkruan njeri prej tyre në statusin e, Facebook.

Ndërsa, ecinin ashtu duke medituar me njeri tjetrin, dhe rruga dukej se s’kish mbarim në atë fushë pa mbarim, diku ajo pyet…. ata pranë saj – sa akoma do të ecim……ku paska qenë kjo Gjaza?

Mbasi, ata kan mbrritur në Gjazë, ish banorët e atij kampi, “vendalinjët” tani vijnë vërdall, secili prej tyre, për të gjetur shtëpit, e tyre, të rrënuara. Aty ku 29 vjet më parë “thuhet” se na kishin banuar disa njerëz të mrekullushëm, pjesëtar të familjeve më të mira të kombit shqiptarë, patriot, atdhetar dhe intelektual të shquar të asaj kohe,. Prej nga pjesëtar të familjeve, të Oborrit Mbretëror, familje të ish tre ish Kryeministrave, të Shqipërisë, fill pas pavarësisë, familje të ish Ministrave të parë të qeverive shqiptare Bajraktar, e Kapedan, prijësa të luftërave dhe kryengritjeve kombëtare, për pavarësi e liri, që rregjimi i Enver Hoxhës, i kishte përplasur aq largë, mes vuajtjesh, dhe një presekutimi të egër, si në asnjë vend tjeter, të ish kampit socialist në Europën juglindore.

“Diku, nisë e rrefen ata, se aty kanë pas jetuar anëtarët e Kapedanit të Mirditës, ja ku ka qenë shtëpia e Markagjonëve , diku tjetër janë gjurmët shtëpisë së Mirakajve, familja e ish Kryeministrit të Shqipërisë, Fiqiri Dines, nga Dibra , Dine Dinja, familja e Hamit Matjanit, familja e njohur Meraja, dhe disa familje të tjera nga Korça, Gjirokastra, Mirdita, Puka, Shkodra, Elbasani, Kukësi, Dibra, Fieri, Berati,Skarapari, dhe Tropoja, Vlora, Tepelena, Permeti, Bregu e tjera “.

Megjithëse, sot duket se gjithçka, është duke u ndryshuar, ashtu si është nisur edhe drejtë harresës dhe “fshirrjes” nga kujtesa, edhe, këtë vit, të gjallët, ata të mbijetuarit, megjithse, të shpërndarë, nëpër Shqipëri, apo kudo nëpër gjithë Europën, Kanada, SHBA, deri në Australi, duket, se kurr nuk do të harrojnë kampet e interrnimit, dhe presekutimin e gjatë komunist, dhe se ata po mundohen t’i kujtojnë, vujatjet, por edhe të ringjallin sado pak atë pjesën më të bukur të jetës së tyre, rininë, e mohuar e të privuar padrejtësisht nga rregjimi i Enver Hoxhës.

Pikërisht, atë, të viteve të rinisë, që nuk harrohet kurrë! Atë të disa prej pjesëtrave të këtyre familjeve, fisnike, patriote e atdhetare, intelektuale, që vinin nga çdo cep i Shqipërisë, (Kosova, nga Mali i Zi , Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Çamëria), të cilën, padrejtësisht, ua patë mohuar, ose privuar, rregjimi komunist.

Deri dikujt edhe ja pushkatuan, ose i ja varën në litar rininë, nga rregjimi më i egër komunist – ndërkohë, që të mbijetuarve, nuk kan si ua kthejnë më, nuk kan si ua “dëmëshpërblejnë” më, mbasi koha tani ka bër të veten……. për ata! që ikën dhe ata kudo që jetojnë……!

Në fund të takimit të katër vjetor, të ish të përdjekurve politik – në Savër dhe Gjazë, dhe kampeve të tjera në Myzeqe, duke e mbyllyr edhe këtë “pelegrinazh” me një drekë, simbolike, në një lokal, aty afër, ku akoma më tepër, duket se ndjehet, fisnikeria, ajo dashurija dhe mirësija, malli për njeri tjetrin, ndamë mendimet tona për të ardhmen e këtyre takimeve, vazhdimësinë e tyre, që heren tjetër ta bejmë së bashku edhe me fëmijët e tyre.

“Kaluam, kështu disa orë të kënaqëshme me njeri tjetrin, duke pyetur për gjithçka, dhe për çdo njerin nga ne, që jetojë dhe ishte banorë nëpër ato kampe, i interrnuar apo jo . Dhe, në fund prap se prap, nuk mund të ikinin secili prej tyre, pa parë edhe një herë Savrën. Aty në Savrën, ku kaluan vitet më të vështira, e të “bukura” të jetës së tyre”.

Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat