Shëngjini, zgjedhje e parë për shqiptarët - Bota Sot
Shëngjini, zgjedhje e parë për shqiptarët

Shqipëria

Shëngjini, zgjedhje e parë për shqiptarët

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Plazhi i Shëngjinit ka qenë zgjedhja e duhur e kësaj vere.

Kështu mendojnë pushuesit që planifikuan dhe tani po qëndrojnë në këtë zonë bregdetare.

Pritshmëritë e tyre janë përmbushur dhe sigurisht këtë e tregon edhe fluksi i lartë i pushuesve gjate kësaj periudhe.

Krahas një ambienti shumë të përshtatshëm për ta dhe pastërtisë, mikpritja vazhdon të konsiderohet si një element i fortë dhe që ka bërë për vete shumë prej pushuesve, kryesisht atyre që vine nga Kosova.

Vapa e këtyre ditëve ka dërguar drejt Shëngjinit mijëra vizitorë e turistë.

Ky fluks vazhdon të jete i lartë dhe pushuesit nga Kosova vazhdojnë ta konsiderojnë Shëngjinin si zgjedhjen e tyre të parë edhe këtë sezon veror.

Sërish Rana e Hedhun është në top listën e pushuesve, e kjo bën që zona të ketë rritje shumë të madhe të pushuesve duke krijuar edhe trafik për shkak se infrastruktura rrugore nuk e përballon fluksin e lartë të mjeteve që i drejtohen këtij plazhi të kërkuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...