Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA: Me SPAK-un askush nuk do jetë i paprekshëm - Bota Sot
Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA: Me SPAK-un askush nuk do jetë i paprekshëm

Shqipëria

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA: Me SPAK-un askush nuk do jetë i paprekshëm

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 10:20
Ambasada Amerikane në Shqipëri

Ambasada e Shteteve të Bashkuara, ka postuar në Facebook një video për veprimtarinë e SPAK-ut, i cili do të jetë një organi i pavarur dhe që do të hetojë rastet e korrupsionit në nivelet më të larta.

Në videon e kaluar, mësuat mbi Gjykatën Kushtetuese. Këtë javë, do të flasim për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar, ose shkurt SPAK. Pse nevojitet SPAK dhe si do t’i ndjekë penalisht ky institucion rastet e korrupsionit në nivelet më të larta?

Mësoni se si SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit

Po pse nevojitet SPAK?

Në sistemin e vjetër gjyqësor, zyrtarët e nivelit të lartë të korruptuar dhe bosët e krimit të organizuar ishin të “paprekshëm” sepse gjyqtarët dhe prokuroret e korruptuar ose të kërcënuar nuk i nxirrnin përpara drejtësisë. Çmimin e paguante gjithë vendi.

Po si e korrigjon këtë problem SPAKU-u?

Do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë. Këtu përfshihen zyrtarë të tanishëm dhe ish zyrtarë të lartë.

Anëtarët e SPAK do duhet të kalojnë vettingun dhe zgjidhen nga KLP, jo nga politikanë apo zyrtarë të korruptuar.

Prokurorët e posaçëm do ti nënshtrohen monitorimit të vazhdueshëm të financave dhe telefonave të tyre për të parandaluar korruptimin apo kanosjen e tyre.

 
Çfarë është Reforma në Drejtësi - SPAK

🇦🇱️ | Në videon e kaluar, mësuat mbi Gjykatën Kushtetuese. Këtë javë, do të flasim për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar, ose shkurt SPAK. Pse nevojitet SPAK dhe si do t’i ndjekë penalisht ky institucion rastet e korrupsionit në nivelet më të larta? Mësoni se si SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit 🇺🇸️ | In our previous video, you learned about the Constitutional Court. This week, we will talk about the Special Structure Against Corruption and Organized Crime, or SPAK for short. Why do we need the SPAK and how will this institution prosecute cases of corruption at the highest levels? Learn how SPAK will be an independent, non-politicized body that will investigate and prosecute all the “untouchables” of Albania, including current and former high-level officials. #WhatisJusticeReform #StopCorruption

Posted by U.S. Embassy-Tirana on Monday, August 19, 2019

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...