Ditët e fundit të verës, sinoptikanët: Ja si do jetë moti - Bota Sot
Ditët e fundit të verës, sinoptikanët: Ja si do jetë moti

Shqipëria

Ditët e fundit të verës, sinoptikanët: Ja si do jetë moti

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Sherbimi Meteorologjik Ushtarak ka bere parashkimin e motit ne vendin tone per ditet ne vijim, e fundit te gushtit, qe perkojne edhe me mbylljen e sezonit veror dhe nisjen e vjeshtes.

Megjithate, sipas SHMU, Rajoni i Ballkanit do të vijoje të ndikohet nga masat ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta.

NJOFTIMI NGA SHMU

Pas disa ditësh gradualisht do të mbyllet stina e verës megjithatë si vendi ynë ashtu dhe Rajoni i Ballkanit do të vijoj të ndikohet nga masat ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta.

Në këtë mënyrë edhe sot vendi do të ketë mot të kthjellët përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës (kryesisht relievet malore). Temperaturat në vlerat maksimale pritet të arrijnë 33-37°C, tendencë kjo e cila po vijon dhe do të vijoj edhe për ditët në vazhdim.

Edhe nesër pritet që vendi ynë të ketë mot të kthjellët me vranësira të pakta dhe mesatare kalimtare në zonën e jugut.

Temperaturat në vlerat minimale pritet të jenë pothuajse të njejta me ato të ditës së sotme (17-23°C) ndërsa ato të mesditës një rritje prej 1-2 grad me termometrin që pritet të shënoj 34-38°C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...