Bie në kontakt me energjinë elektrike, 30-vjeçari rëndë në spital - Bota Sot
Bie në kontakt me energjinë elektrike, 30-vjeçari rëndë në spital

Shqipëria

Bie në kontakt me energjinë elektrike, 30-vjeçari rëndë në spital

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Një 30-vjeçar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në Tiranë teksa po rregullonte rrjetin e internetit në një shtyllë tensioni.

Sipas policisë, ai ka rënë nga lartësia dhe ka marrë dëmtime të rënda.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:00 në rrugën “Demokracia” shtetasi V. N rreth 30 vjeç dyshohet se gjatë tentativës për të riparuar rrjetin e internetit në një shtyllë tensioni, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka rënë nga lartësia duke marrë dëmtime dhe djegje.

Shtetasit i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë mjeksore të specializuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...