Shifra të “çmendura”, sa milionë Euro do i kushtojë shqiptarëve reforma në Drejtësi - Bota Sot
Shifra të “çmendura”, sa milionë Euro do i kushtojë shqiptarëve reforma në Drejtësi

Shqipëria

Shifra të “çmendura”, sa milionë Euro do i kushtojë shqiptarëve reforma në Drejtësi

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 00:49
Foto ilustrim

Deri në vitin 2021, reforma në drejtësi, organet e reja bashkë ndryshimet e shumta institucionale që bartin me vete do t’u kushtojnë shqiptarë mbi 98 milionë euro.

Scan ka zbardhur raportin e Ministrisë së Drejtësisë për muajt e parë të vitit 2019, ku analizohen kostot e reformës për periudhën 2017-2021.

Në dokument theksohet se kosto është shumë e lartë për t’u përballuar, shkak për të cilin është krijuar edhe një fond i konsiderueshëm rezerve. Ndërkohë që nënvizohet se shpenzimet e deritanishme kanë qenë të reduktuara për shkak të vonesës së ngritjes së organeve të reja të drejtësisë.

Nga analiza e Ministrisë bie në sy se vetëm shpenzimet kapitale, për godina, zyra e ambiente do të shkojnë në total në vlerën e 39.7 milionë eurove. 10 milionë euro janë parashikuar për shpenzime të tjera, ndërkohë që rreth 1.8 milionë euro do të shkojnë për trajnimin e stafeve të gjykatave e prokurorive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...