Sëmundja që po prek çdo ditë e më shumë 40- vjeçarët shqiptarë - Bota Sot
Sëmundja që po prek çdo ditë e më shumë 40- vjeçarët shqiptarë

Shqipëria

Sëmundja që po prek çdo ditë e më shumë 40- vjeçarët shqiptarë

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Ishemitë cerebrale apo hemoragjitë janë shtuar shumë vitet e fundit. 2500 raste preken çdo vit në vendin tonë.

Por ajo që e bën më shqetësuese situatën është se kjo sëmundje ndonëse më parë prekte moshat e mëdha tanimë ajo prek moshën aktive për punë kryesisht 40 vjeçarët.

Mjekët neurologë u sugjerojnë qytetarëve që të mos e neglizhojnë asnjë simptomë shëndetësore në trupin e tyre siç janë hipertensione apo probleme kardiake pasi shkaku kryesor i ishemive apo strokut cereblar siç e quajnë mjekët janë sëmundjet e pakontrolluara.

Ishemitë dhe hemoragjitë cerebrale përveçse marrin jetë ato janë shkak i invalidizmit pasi shkaktojnë paraliza të gjymtyrëve apo pjesë të ndryshme të trupit.

Stroku renditet i dyti si shkaktar i invaliditetit dhe i treti për mortalitetin.

Por nëse pacienti arrin të lexojë mirë sinjalet që i jep trupi i tij që në momentet e para atëherë mund të shmangen pasojat e rënda.

Në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, çdo vit shtrohen 1 000 persona me aksidente vaskulare cerebrale, ku mes tyre nuk mungojnë pacientët e rinj 20-vjeçarë, kryesisht përdorues drogash.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...