Sarandë, qeni zbulon drogën në makinë, pranga 34-vjeçarit

Shqipëria

Sarandë, qeni zbulon drogën në makinë, pranga 34-vjeçarit

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 20:24
Foto

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi në pikën kufitare të Qafë Botës tentoi të trafikonte me makinë një sasi prej 32 kg kanabis.

Droga u zbulua me ndihmën edhe të qenit pas kontrollit në vijën e dytë që iu bë automjetit, i cili drejtohej nga shtetasi N.R.

"Shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në automjet duke përdorur edhe qenin antidrogë, kanë konstatuar se në brendësi të automjetit kishte lëndë narkotike. Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, të cilët pas kontrollit të imtësishëm të automjetit, kanë gjetur dhe sekuestruar në brendësi të mjetit rreth 32 kg canabis sativa", thuhet në njoftimin e policisë.

Policia Kufitare tha se ka shkëmbyer menjëherë informacion me homologët grek për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e pritësit të lëndës narkotike.

Në bashkëpunim me Prokurorinë Specialistët për Hetimin e Narkotikëve vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj tentative, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat