Duka: Zgjedhje me Ramën kryeministër nuk ka, Dudushi: Aksioni i opozitës ka dalë huq - Bota Sot
Duka: Zgjedhje me Ramën kryeministër nuk ka, Dudushi: Aksioni i opozitës ka dalë huq

Shqipëria

Duka: Zgjedhje me Ramën kryeministër nuk ka, Dudushi: Aksioni i opozitës ka dalë huq

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 00:50
Pamje nga debati

Debatet e zjarrta u zhvilluan në Open në Top Channel. Gazetari Alban Dudushi ka debatuar me kryetarin e Partisë Agrare Agron Duka.

Dudushi akuzoi opozitën se ka humbur energjinë e protestuesve dhe se aksioni opozitar ka dalë huq.

Ndërkohë që Duka ndërhyri duke i qëndruar qëndrimit të opozitës që zgjedhje nuk mund të ketë me Edi Ramën kryeministër. Duka përmendi të kandidatët e PS për bashkitë që janë akuzuar nga Partia Demokratike për persona me të shkuar kriminale.

Dudushi kundërshtoi Dukën duke thënë që të gjitha këto sollën protestat e opozitës që dolën huq. Tani pas gjithë atyre protestave dhe harxhim energjish të mbështetësve të opozitës flisni për marrëveshje me Ramën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...