Goditja e 4 bandave shqiptare të drogës! Policia arreston një tjetër person, 58 të prangosur deri më tani

Shqipëria

Goditja e 4 bandave shqiptare të drogës! Policia arreston një tjetër person, 58 të prangosur deri më tani

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar një tjetër person të lidhur me 4 grupet kriminale të trafikut të drogës, të cilat u goditën ditët e fundit nga policia shqiptare.

Kësisoj këtë të premte numri i të arrestuarve ka shkuar në 58 të tillë, si rezultat i operacionit ‘LIMIT’, ku u çmontuan 4 grupe shqiptare që trafikonin drogë në një sërë shtetesh të Bashkimit Evropian.

Në pranga ra një 65-vjeçar nga Korça, me inicialet H.S, i cili akuzohet për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat