Kavajë/ Qëllon me pistoletë pas një zënke, arrrestohet

Shqipëria

Kavajë/ Qëllon me pistoletë pas një zënke, arrrestohet

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 11:19
Foto

Një 31 vjeçar nga Tirana është arrestuar në Kavajë, pasi është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me një shtetas dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes. M. C., 31 vjeç, banues në Tiranë. Në bulevardin “Josif Buda” në Kavajë, ky shtetas është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin R. D., si dhe dyshohet se ka qëlluar në tokë me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Falë reagimit të menjëhershëm të forcave të policisë Kavajë në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimit në D.V.P. Tiranë u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit M. C., në zonën e Alliasit në Tiranë, në banesën e vjehrrit të tij, ku ky shtetas kishte shkuar për tu fshehur nga shërbimet e policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit M. C., për veprat penale “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Kansoje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje” dhe materialet u referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat