Bilanci i fundit i tërmetit: 915 shtëpi dhe banesa të dëmtuara - Bota Sot
Bilanci i fundit i tërmetit: 915 shtëpi dhe banesa të dëmtuara

Shqipëria

Bilanci i fundit i tërmetit: 915 shtëpi dhe banesa të dëmtuara

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 08:31
Pamje nga tërmeti

Bilanci më i fundit nga tërmeti i 21 shtatorit janë 915 banesa dhe pallate të dëmtuara.

Duke komunikuar këto shifra, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha se 30 persona paraqitur për t’u akomoduar në çadrat e ngritura në stadiumin e “Niko Dovana” të Durrësit.

“Unë dua t’i garantoj qytetarët që i gjithë shteti është në këmbë për të përballuar këtë situatë e për t’i mbështetur ata në këto orë të vështira”, tha Xhaçka.

Ajo ju bëri thirrje qytetarëve që ende nuk janë vizituar në person nga ekipet e verifikimit, që të bëjnë edhe pak durim pasi zona e prekur nga goditja e tërmetit është mjaft e madhe dhe koha që ka kaluar shumë e shkurtër.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u ka bërë thirrje të gjithë kompanive të ndërtimit, për të na mbështetur me kapacitete inxhinierike në procesin e nisur nga Instituti i Ndërtimit, për akt verifikimin e çdo banese të dëmtuar. Shtimi i këtyre kapaciteteve me inxhinierë vullnetarë do të bëjë të mundur përfundimin e këtij procesi brenda kësaj jave. Tërmeti i djeshëm ka shkaktuar shumë frikë e shumë traumë tek qytetarët. Kjo është arsyeja, përse për herë të parë, këtyre ekipeve ju janë atashuar edhe psikologë e punonjës socialë që janë të trajnuar për të trajtuar situata të tilla dhe që janë në dispozicion të qytetarëve në Tiranë e Durrës, të cilat kanë qenë edhe zonat më të prekura nga tërmeti”, tha ministrja e mbrojtjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...