Urgjencat pas tërmetit, 1560 thirrje në qendrën kombëtare - Bota Sot
Urgjencat pas tërmetit, 1560 thirrje në qendrën kombëtare

Shqipëria

Urgjencat pas tërmetit, 1560 thirrje në qendrën kombëtare

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 10:28
Qendra kombëtare

Të gjitha shërbimet shëndetësore janë në gatishmëri për përballimin e situatës së krijuar nga tërmetet në vend.

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri,  Ogerta Manastirliu ka parë situatën në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, ku fluksi i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore është përballuar me sukses nga bluzat e bardha.

“Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka përballuar me sukses mbi 1560 thirrje në situatën e pazakontë, pas tërmetit që tronditi vendin. Me flotën e re të autoambulancave u arrit t’iu jepet ndihma në kohë 128 qytetarëve në Tiranë dhe Durrës”,  shprehet ministrja Manastirliu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...