Leyla Moses-Ones: Gratë rol thelbësor në ofrimin e sigurisë

Shqipëria

Leyla Moses-Ones: Gratë rol thelbësor në ofrimin e sigurisë

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 10:13
Leyla Moses-Ones

Nga aktiviteti i ‘Institutit për Vajzat dhe Gratë në Politikat e Sigurisë Kombëtare dhe Ndërkombëtare” e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones foli për sfidat e sigurisë.

“Gratë në të gjithë botën kanë rrol thelbësor për të luajtur në ofrimin e sigurisë, proceseve të paqes në luftën kundër terrorizmit dhe parandalimin e zgjidhjen e konflikteve” deklaroi ajo.

Zonja Ones theksoi:

“Ju jeni udhëheqësit e ardhshëm të Shqipërisë. Shfrytëzojeni këtë mundësi që ta përgatisni veten në këtë rrol të rëndësishëm. SHBA do të qëndrojnë me ju teksa punojmë për te rritur rrolin e grave në kapërcimin e kërcënimeve të jashtme dhe brendshme të sigurisë dhe për të përkrahur paqe dhe begati me të madhe”. tha zonja Ones në fund të fjalës së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat