Krimi mes familjarëve në Klos, motra që i vdiqën dy vëllezërit dhe nipi tregon si ndodhi

Shqipëria

Krimi mes familjarëve në Klos, motra që i vdiqën dy vëllezërit dhe nipi tregon si ndodhi

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 11:55
Klos

Motra e dy vëllezërve që mbetën të pajetë një ditë më parë në Klos, ka parë gjithccka nga dritarja e banesës së babait të saj, të cilin kishte ardhur ta vizitonte pasi kishte mësuar se ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore, por është përballur me një skenë të tmerrshme dhe tronditëse.

Sali Dakuci, personi që vrau me armë zjarri vëllanë e tij, Kujtim Dakuci dhe nipin Flogert Dakuci e më pas veten, në fshatin Xibër ishte zënë për një gardh që ndante dy banesat e vëllezërve.

Motra e viktimave, Life, në një rrëfim për ‘Balkan Web’, tregon se kishte udhëtuar nga Manza e Durrësit, ku ishte martuar, drejt Klosit, për të vizituar babanë e sëmurë, 85 vjeçar. Mes lotësh Lifja, në kushte të tronditjes së thellë psikologjike, tregon se e gjithë maskara ka ndodhur për afro 20 minuta.

“Erdha për vizitë në Xibër se kemi babanë sëmurë. I dëgjova të dy vëllezërit duke u zënë dhe dola jashtë e u thashë; Mos u zini për gardhin, por eja shihni babanë se është sëmurë. Duke u ngjitur nëpër shkallë (banesa e vjetër dy-katëshe), pasi ecja me ngadalë se kam sëmurë këmbën, dëgjova një krismë arme. Pashë nga sipër Kujtimin të shtrirë përtokë. Më pas djali i Kujtimit, nipi im, iu sul Saliut duke thënë; “ça bërë?”. Dhe më pas dëgjova krismën tjetër… e pashë nipin që u shtri përtokë. Më pas Saliu u largua nga banesa dhe u fut në një parcelë më misër dhe më pas kur pas 20 minutash dëgjova një tjetër krismë brenda tek banesa e tij (një kuzhinë e vjetër). Kur shkuam aty bashkë me gruan e Saliut, e pamë atë përtokë të mbuluar në gjak dhe pa shenja jete. Kishte qëlluar veten me plumb në kokë”, rrëfen mes lotësh motra e dy viktimave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat