Rama: Merkel ka dhënë Veton, nuk ka ndarje mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut

Shqipëria

Rama: Merkel ka dhënë Veton, nuk ka ndarje mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 12:25
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim të gjatë në parlament sa u përket procesit të negociatave.

“Sot jemi në fillim, po jo ne fillim të shek 21 dhe ajo çfarë Sami Frashërt i dukej si mundësi shumë e shpejt, sot që flasim nuk mun te themi që është një mundësi shumë e shpejtë, për këtë besoj të përpiqemi ta nxjerrim debatit për Europën për ecurinë tonë në raport me ta nga sherri i përditshëm dhe nga nevoja për të prodhuar sherr me njeri tjetrin, ëështja është shumë më e gjerë, thelbi , është është shumë më i gjerë se sa ndërveprimi mes nesh .

tani pyetja është legjitime: Përgjigjja argumentohet me Holandën që me demek qenka me rigoroz se te tjeret dhe me demek shikokan më thellë nga Gjermania.

Këtu besoj fillon një diskutim konkret, një debat që që ta fokusojë politikën dhe shoqërinë si e tërë.

Sot cili do nga vendet e be që është tani më i integruar do të ishte në pozicioni që të kërkonte ne BE nuk do futej dot, cilido prej tyre. sot cilido prej tyre aktualisht nuk don futej dot në be, dhe madje ato që ishin në be para rëniës së komunizmit nuk do futeshin, dot, se pse sot nuk kanë në konsideratë ekspanionin e BE, dhe sot debati mes Francës dhe Gjermanisë apo mes atyre që e predikojne zgjerimin hapur dhe tyre që predikojnë po se duan zgjerimin nuk lidhen me Shqipërinë apo Ballkanin perëndimor. Nëse duam të flasim e te kuptojmë njëri ‘tjetrin, ath në këtë çështje të mos bejmë politikën e ditës, Shqipëria sot është pa diskutim shumë më gati për të hapur negociata sec ka qenë gjithë vëndet para se te hapeshin, sepse procesi tani është më kërkues.

Sa dhe si Franca do ta adresoje ketë kërkesë shqipërisë. Kishim 3 kushte dhe ai keshilli evropian para 1 viti tha plotesoni këto që të hapim negociatat, ne keto i bëmë dhe na shtuan tani të tjera.
ca do te thotë kjo?
Ata që ti do bësh krushqinë nuk janë gati, mos u bëni qesharakë, ata janë në pozicionin e forcës , ne raport me ke është gati vendi?

Maqedonia e veriut sot shikohet me nje sy më pak kritik e dini sa vjet ka që pret?

Duhet ti kishte hap shume para negociatat, por sot shikohet me këtë sy sepse u arrit një marrëveshje që zgjidhi një konflikt të madh. do shikoni se si për të e Serbinë, Malin e zi do fillojë një proces kërkesash që ne sot i kemi si reforma në drejtësi, nuk do ta bëjë asnjëri prej tyre.

Si ma shpjegoni që BE i thotë kosoves, duhet të bejë deligjitimin e kufirit me Maqedoninë për vizat dhe nuk ia hapi, ndërkohë hap kapituj me Serbinë
ca është kjo ? këto i hani ju, nëse nuk i hani, mos ua jepini shqiptarëve se keto janë brockulla.

BE sot ka një debat të brendshëm të lidhur me një periudhë të gjatë krize.

Dëgjoj këtu që Gjermania ka dhënë kushte, i ka vene për çfarë?

I ka vënë për politiken e vet të brendshme ne funksion të politikës së saj. Pse në grupin më të madh atje bëhët një debat sikur cfarë po i japim Shqipërisë dhe ka dhe kushte.

Nga ana tjetër gjermania ka then po vetem për 1 arsye: sepse Merkel ka dhënë veton, nuk ka ndarje mes Shqipërisë e Maqedonisë së veriut”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat