13 vjeçarja nga Tirana thotë se e sajoi vetë rrëmbimin… sepse nuk i jepnin leje prindërit për të dalë

Shqipëria

13 vjeçarja nga Tirana thotë se e sajoi vetë rrëmbimin… sepse nuk i jepnin leje prindërit për të dalë

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 20:24
Foto ilustrim

Lajmi për rrëbimin e një 13 vjeçareje në Tiranë ngriti në këmbë këtë pasdite policinë e kryeqytetit, por pas 4 orësh kërkime, rezultoi që jo vetëm që nuk kishte rrëmbim, por se vajza e kishte shpikur vetë situatën pasi prindërit nuk i jepnin leje që ajo të dilte jashtë me shoqërinë e saj.

Të paktën ky është rrëfimi i parë që ka bërë 13 vjeçarja me inicialet S.B, e cila ka thënë se për shkak se nuk i jepnin leje prindërit, ajo ka sajuar rrëmbimin.

 “Jam larguar nga banesa për të kaluar një pasdite me shoqet. Por ngaqë prindërit nuk më jepnin leje sajova rrëmbimin”, ka rrëfyer vajza.

Por përtej deklarimit të të miturës, policia vijon hetimet për të kapur fillimisht personat që simuluan rrëmbimin e vajzës, pasi nga dëshmitë e qytetarëve që e panë skenën, e reja është “rrëmbyer” nga persona që kishin veshur maska.

Pas rreth 4 orë kërkimesh, e reja u gjet nga policia në një prej qendrave tregtare afër banesës së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat