Kishte krijuar organizatë kriminale dhe fshihej në Dërmënas, arrestohet i shumëkërkuari - Bota Sot
Kishte krijuar organizatë kriminale dhe fshihej në Dërmënas, arrestohet i shumëkërkuari

Shqipëria

Kishte krijuar organizatë kriminale dhe fshihej në Dërmënas, arrestohet i shumëkërkuari

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 14:22
Foto

Policia dhe FNSH-ja e Fierit në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë arrestuar një shtetas që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për shkak se rezulton i dënuar me 18 vite e katër muaj burg në Itali.

Operacioni u zhvillua në fshatin Dërmënas të Fierit dhe në pranga ka rënë shtetasi F.G., 45 vjeç.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana në datën 20.01.2016, pasi Gjykata e Milanos Itali e ka dënuar me 18 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik droge (Heroinë) në sasi të mëdha”.

Gjatë operacionit u sekuestrua edhe një sasi lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë gjahu “Karabinë”.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...