Negociatat, Rama: Fjala e fundit nuk është thënë ende, presim!

Shqipëria

Negociatat, Rama: Fjala e fundit nuk është thënë ende, presim!

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 13:50
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një video mesazh në Facebook ka folur për vendimin për çeljen e negociatave.

“Tashmë dihet botërisht ajo çfarë unë e kam ndarë prej kohësh me ju. Shumica e vendeve anëtare duan çeljen e negociatave me të dyja vendet. Gjermania e cila ka thënë PO, e ka lidhur atë me disa kushte të cilat janë të arsyeshme.

Presidenti i Francë ka një qasje të shpallur tashmë, për një reformim të thellë të unionit para se të vazhdohet me zgjerimin, ai nuk është i gatshëm për zgjerim pa u reformuar unioni, por ka shumë rëndësi të kuptohet se kjo nuk është një qasje kundër Shqipërisë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat