Irena Beqiraj: Shqipëria do 4 dekada për tu bërë pjesë e BE për standardet ekonomike

Shqipëria

Irena Beqiraj: Shqipëria do 4 dekada për tu bërë pjesë e BE për standardet ekonomike

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 23:55
Irena Beqiraj

Ish zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj e ftuar në emisionin “Tempora” ashtu si kryeministri Edi Rama tha se nëse Shqipëria nuk merr një “Po” për negociatat në 18 tetor, dielli do të lind sërish, por ndoshta nuk do na ngrohë shumë.

Çfarë do të thotë çelje e negociatave dhe këto 9 kritere?

Irena Beqiraj: Dielli do të lindë edhe në qoftë se nuk i hapin negociatat, por mbase nuk do shkëlqejë, nuk do na ngrohë shumë sikurse nuk na ka ngrohur këto 20 vite. Dielli do lindë. Nuk mendoj se hapja e negociatave do të ishte lajm i keq për shqiptarët, sepse të paktën ajo që do të na bindte se reformat do të ecnin më shpejt se do kishim patronizimin e BE-së.

Gjithashtu Beqiraj tha se Shqipëria do 4 dekada për tu bërë pjesë e BE për standardet ekonomike.

Irena Beqiraj: Ajo që ne na intereson si shqiptarë është se çfarë janë këto reforma. Me shpejtësinë që ne ecim ekonomikisht do na duhen sipas studimeve që bën Banka e Botërore dhe Komisioni Europian, do na duhen të paktën 4 dekada për të arritur në nivele të krahasueshme të të ardhurave për frymë me Europën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat