Pamje brenda shtëpisë së shkrumbuar, si u shpëtuan flakëve prindërit dhe tre fëmijët e vegjël

Shqipëria

Pamje brenda shtëpisë së shkrumbuar, si u shpëtuan flakëve prindërit dhe tre fëmijët e vegjël

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 11:05
Brenda shtëpisë së shkrumbuar

Pamje të frikshme janë këto që vijnë nga brenda banesës së shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm. Apartamenti është në një pallat në zonën e Shkozës në Tiranë, ndërkohë që aty banonte një familje me pesë anëtarë.

Gazetari i Top Channel, Andi Bora raportoi se në momentin e zjarrit në shtëpi kanë qenë prindërit dhe tre fëmijët e vegjël, të cilët për shkak se ndodheshin në gjumë nuk i kanë vënë re flakët.

Kanë qenë komshinjtë, të cilët pasi kanë parë tymin dhe flakët, kanë lajmëruar dhe kanë zgjuar nga gjumi familjarët brenda banesës dhe kanë lajmëruar zjarrfikësen.

Personat kanë arritur të dalin në kohë nga banesa, pa pësuar dëmtime, ndërkohë që banesa është shkrumbuar tërësisht.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat