Dështon atentati ndaj pronarëve të një biznesi në Berat, arrestohen 3 persona

Shqipëria

Dështon atentati ndaj pronarëve të një biznesi në Berat, arrestohen 3 persona

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Një atentat ka ndodhur në afërsi të Stadiumit të Beratit, ku tre persona kanë hapur zjarr ndaj një biznesi (Lavazh).

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka patur persona të lënduar, ndërsa Burime për Report Tv bëjnë me dije se të tre personat në fjalë janë arrestuar në tentativë për tu larguar.

Në pranga kanë rënë Vladimir Spahiu dhe Xhoni Spahiu si dhe një person me inicialet P.S.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat