Pas një sëmundje të rëndë u nda sot u nda nga jeta Natasha Këllici

Shqipëria

Pas një sëmundje të rëndë u nda sot u nda nga jeta Natasha Këllici

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 17:56
Natasha Këllici

Ndahet nga jeta Natasha Këllici, (Dulaku), ish- redaktore letrare në Shtepinë Botuese 'Naim Frasheri" dhe ish-gazetare e njohur e Radio Tiranes së Jashtme. Si redaktore letrare e romanit gjatë viteve 1972-1974 ajo u shqua për redaktimin e veprave të disa prej shkrimtareve tane më të shquar, ndër të cilët- Skënder Drini, Dhimitër Xhuvani, Teodor Laco, Kico Blushi.

Më 1992 Natasha nisi të punonte gazetare në Radion e Jashtme. Ndonëse në një profil krejt te ri, ajo u shqua për reportazhet dhe intervistat radiofonike me personalitete më te njohura të kohes, për probleme social-politke që lindën pas rrëzimit të komunizmit në Shqipëri. Dhe shumë shpejt u rendit krahas gazetarëve më të mirë të mikrofonit te viteve 1950-2000, Pirro Nace, Timo Luto, Alfons Gurashi, Agron Cobani, Amali Dhamo, Zamira Koleci...

Vecanerisht popullor u bë emisioni "Mesazhe malli', ne Radion e Jashtme, qe ishte nje komunikim i shqiptareve me të afërmit e tyre të emigruar në vende të ndryshme të botës, dhe radioreportazhe për dukurite e reja pas rrëzimit të komunizmit.

Më 1999 ajo se bashku me të shoqin, shkrimtarin dhe pubicistin, Skifter Këllici dhe familjen, u vendos në Boston, dhe nuk u shkep nga veprimtaria shoqërore, duke u bere edhe presidente nderi e Shoqatës së Grave Shqiptare.

Gjithashtu, krahas përfaqesuesve të shquar të inteligjences së Diasporës u bë pjesëmarrese në face book rreth znvillimeve më të mprehta që po kalon sot shoqëria shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat