LSI fton palët për dialog

Shqipëria

LSI fton palët për dialog

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 15:18
Luan Rama

Shqipëria është  në një situatë të rëndë, ndaj dhe palët duhet të dialogojnë për të tejkaluar krizën politike.

Zëvëndëskryetari i LSI Luan Rama, theksoi se kushtet e Bundëstagut duhet të jenë të qendër të politikës, për të mirën e vendit dhe të qytetarëve

Dështimin me negociatat, Luam Rama e cilëson tregues të mungesës së vullnetit politik nga ana e qeverisë.

Rama përmendi dhe seancën dëgjimore të të nominuarës së SHBA për ambasadore në Tiranë, Yuri Kim, e cila u shpreh se një nga prioritetet e punës së saj do të jetë zgjidhja e ngërçit politik. Ai theksoi se këto mesazhe, duhet të jenë reflektim për klasën politike shqiptare.

 Zevendëskryetari i LSI-së Luan Rama me tone të forta i bëri thirrje klasës politike të ulet për dialog, për kapërcimin e krizës në sajë të plotësimit të kushteve të Bundstagut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat